E martë, 29 Shtator 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Pogradec/ Benz-i përplaset me Audi-n, plagosen tre persona

Një aksident automobilistik është shënuar mbrëmjen e kësaj të marten ënë aksin rrugor Pogradec-Tushemisht.

 

Reklamë

Policia në një njoftim për media bën me dije se nga përplasja e Benz-it me Audi-n janë plagosur tre persona, dy drejtuesit e mjeteve dhe një pasagjere.

 

Ata janë transportuar për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Njoftimi i policisë:

 

Pogradec/Informacion paraprak

 

Më datë 29.08.2023, rreth orës 22:05, në aksin rrugor “Pogradec-Tushemisht”, automjeti tip “Audi” me drejtues shtetasin E. Xh., është përplasur me automjetin tip “Benz”, me drejtuese shtetasen E. M.

 

Për pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjerja e automjetit tip “Benz”, shtetasja M. D., të cilët u transportuan për ndihmë mjekësore në spitalin e Pogradecit, ku ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor në vendngjarje po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë