Një aksident me pasojë vdekje është shënuar mbrëmjen e sotme në autstrdën Tiranë-Elbasan, në afërsi të Mulletit.

 

Mësohet se makina e cila drejtohej nga një shtetas maqedonas i identifikuar si Berat Beciri ka pqrplasur këmbësore.

 

Viktima, e cila është ende e paidentifikuar ka ndërruar jetë në vend.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 03.12.2022, rreth orës 17:30, në Mullet, në rrugën Tiranë-Elbasan, mjeti me drejtues shtetasin B. B., ka aksidentuar një shtetas ende të paidentifikuar, i cili si pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

Grupi hetimor po punon për saktësimin e gjeneraliteteve dhe sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *