Subscribe

Një aksident tragjik i ka kushtuar jetën nje çifti bashkëshortesh ne Milot mëngjesin e kësaj te diele. Rreth orës 10:30 nje makine tip Benz humbi kontrollin dhe hyri me shpejtësi ne treg, duke marre përpara tregtare e blerës. Pasojat kane qene fatale për 2 persona te cilet gjeten vdekjen ndërsa tete te tjerë u plagosen. Tre prej te aksidentuareve u dërguan me urgjence ne spitalin e Lezhës ku ndodhen nen kujdesin e mjekeve, ndersa pese te tjerë jane sjelle ne Spitalin Traumës ne Tirane me helikopterë per shkak te gjendjes me te renduar shëndetësore. Viktimat te aksidentit janë bashkëshortet Llesh dhe Dila Marku përkatësisht 70 dhe 68 vjeç, te cilët shisnin prej vitesh ne tregun e Milotit. Nga goditja e forte 70-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme, ndërsa gruaja e tij ndërroi jete pak ore me vone ne spital. Te plagosurit e tjerë janë tregtare dhe blerës qe frekuentonin tregun. Ndërkohë, policia ndaloi autorin e ngjarjes, 62- vjeçarin Pashk Vokrri. Burime zyrtare konfirmojnë se Vokrri është me aftësi te kufizuara. Ai u ka thënë eksperteve se kishte humbur kontrollin ndërsa drejtonte makinën e tij te modifikuar per invalidë. Pas verifikimeve te policisë, rezultoi se shkaktari i aksidentit ka qene pa leje drejtimi. Dëshmitare ne vendin e ngjarjes u thane uniformave blu se u përballen me nje pamje te frikshme. Tregu i Milotit frekuentohet shume nga banoret e zonës gjate se dielës.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *