Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të diel në autostradën Milot- Thumanë.
Një makinë që udhëtonte në drejtim nga Veriu ka dalë nga rruga duke përfunduar në kanal.
Si pasojë është plagosur rëndë shoferja e automjetit, e cila është dërguar për ndihmë mjekësore në spitalin e Traumës.
Policia drejt vendngjarjes. /vizionplus.tv





