E enjte, 24 Shtator 2026 Fat i Hidhur 2 Eps.) deri në 18:00 Në vijim ora 18:00: Trashëgimtari Halef Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Milot-Rubik/ Përmbyset boti i gazit, përfundon në anën tjetër të rrugës

Një bot i cili transportonte gaz është përmbysur në aksin ‘Milot-Rubik’.

 

Drejtuesi i automjetit ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar i përmbysur në anën tjetër të rrugës, fatmirësisht pa të lënduar.

 

Reklamë

Mirditë/Informacion paraprak

Rreth orës 15:20, në aksin rrugor “Milot – Rrubik”, në fshatin Fang, shtetasi E. S., gjatë drejtimit të automjetit tip “Scania” (bot që transportonte gaz), ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë boti është batuar dhe ka rënë në aksin e kundërt të lëvizjes. Drejtuesi i mjetit nuk ka pësuar dëmtime.

Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë dhe ato zjarrfikëse janë nisur drejt vendngjarjes.

Grupi hetimor vijon punën për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë