E shtunë, 10 Tetor 2026 Mes'dritë deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Maliq/ Makina del nga rruga, lëndohen dy persona

Një aksident rrugor ka ndodhur në afërsi të fshatit Kolanec në Maliq. Mësohet se mjeti ka dalë nga rruga, e për pasojë janë dëmtuar 2 shtetas, drejtuesi dhe pasagjeri.

 

Reklamë

Sipas informacioneve paraprake, të lënduarit po dërgohen në spital për mjekim. Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

Dyshohet se shkak i aksidentit është bërë humbja e kontrollit të mjetit nga drejtuesi.

Vazhdo të lexosh

Reklamë