E enjte, 12 Nëntor 2026 Film TV deri në 04:04 Në vijim ora 04:04: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Video · Kronikë

Aksident në Lushnjë, në gjendje të rëndë shoferi

Një aksident i rëndë ka ndodhur në Lushnjë mbrëmjen e sotme, ku ka mbetur i plagosur rëndë një person.

Ngjarja ka ndodhur pranë fshatit Zhym në Krutje të Lushnjës, teksa ende nuk dihen rrethanat.

Burime bëjnë me dije se një automjet ka dalë nga rruga dhe shoferi fillimisht ka mbetur i bllokuar në të, por është nxjerrë më pas për t’u dërguar drejt spitalit.

Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur policia dhe zjarrfikësja dhe po punohet për nxjerrjen nga mjeti të shoferit. /vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë