Subscribe

Një tjetër aksident me pasojë vdekje në Lushnjë. Rreth orës 11:40 në aksin rrugor Krutje- Ngurrëz një motomjet ka dalë nga rruga duke rënë në një kanal.

 

Motoçikleta tip Dytona me targa AN 616 drejtohej nga shtetesja Afërdita Rrasti nga fshati Kallm i Fierit ka dal nga rruga dyshohet si pasoje e shpejtesise dhe ka ndërruar jetë.

 

Lushnjë / Informacion paraprak

 

Në aksin rrugor “Krutje – Ngurrëz”, shtetasja A. Rr., 50 vjeçe, banuese në Kallm, Fier, duke drejtuar motomjetin, ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit dhe për pasojë motomjeti ka dalë nga rruga.

 

Nga ky aksident, shtetasja A. Rr. ka humbur jetën.

 

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit”, njofton policia.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *