E premte, 13 Nëntor 2026 Mes'dritë Live deri në 12:00 Në vijim ora 12:00: Lajme Ora 12:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Lushnjë, makina përplas për vdekje këmbësorin

Një aksident me vdekje është regjistruar këtë të dielë në Lushnjë. Ngjarja është regjistruar në vendin e quajtur Saver, ndërsa drejtuesja 28-vjeçare e mjetit “Toyota” ka aksidentuar një këmbësor. Ky i fundit nuk ka mundur t’iu mbijetojë plagëve të marra dhe si pasojë ka ndërruar jetë.

 

Sipas informacioneve paraprake dyshohet se viktima i ka prerë rrugën 28-vjeçares. Ndërkohë ende nuk është bërë identifikimi i të ndjerit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë