Një aksident fatmirësish pa pasoja është regjistruar paraditen e së martës në aksin rrugor Lezhë-Shkodër, ku një çift një çift bashkëshortësh kanë mbetur të plagosur. Ngjarja ka ndodhur gjatë kohës kur dy  bashkëshortët kanë qenë duke udhëtuar me motorr dhe janë goditur nga pas nga një automjet. Si pasojë e plagëve të marra Viktor Vasa-60 vjeç është nisur me urgjencë për në spitalin e traumës, ndërsa bashkëshortja,  Saze Vasa-54 vjeç po merr ndihmën mjekësore në spitalin e Lezhës. Sipas policisë çifti i bashkëshortëve po udhëtonte nga fshati i tyre, Grash.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *