E martë, 10 Nëntor 2026 Lajmet e Fundit deri në 03:50 Në vijim ora 03:50: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Lezhë, makina përplas 16-vjeçarin

Një aksident është regjistruar këtë të hënë në aksin rrugor Lezhë-Milot, pranë kryqëzimit të Shënkollit.

Një makinë ka përplasur një 16-vjeçar, i cila ka mbetur i plagosur. Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e spitalit të Lezhës, ku mësohet se ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

“Rreth orës 14:00, në aksin rrugor “Lezhë-Milot”, automjeti me drejtues shtetasin P. G., ka përplasur një këmbësor rreth 16-vjeç, i cili u transportua në spitalin rajonal të Lezhës, ku aktualisht është jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet e mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit”, thuhet në njoftim.

Vazhdo të lexosh

Reklamë