E mërkurë, 11 Nëntor 2026 Fat i Hidhur deri në 03:40 Në vijim ora 03:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Lezhë-Laç, lëndohet një grua

Një aksident është regjistruar pasditen e sotme në autostradën Lezhë-Laç.

Ngjarja ka ndodhur pranë kryqëzimit të fshatit Markatomaj.

Siç shihet nga pamjet, dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa si pasojë e përplasjes një grua ka mbetur e lënduar.

Policia ndodhet në vendin e ngjarjes dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë