Aksident në aksin rrugor Lezhë-Kallmet, në afërsi të varrezave të qytetit.

 

Një automjet tip ‘Benz’ ka humbur kontrollin dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.

 

Nga aksidenti ka mbetur i plagosur rëndë drejtuesi i mjetit, ndërsa pasagjeri ka arritur të shpëtojë.

 

Nga aksidenti është bllokuar lëvizja në këtë aks rrugor. Policia po punon për zbardhjen e shkaqeve.

Leave a Reply

Your email address will not be published.