E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Levan-Mifol, makina përmbyset në kanal, plagosen tre persona

Një aksident rrugor ka ndodhur këtë të hënë në aksin e vjetër Levan-Mifol, në vendin e quajtur Ferras.

Një automjet ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga, duke përfunduar i përmbysur në kanalin anësor.

Reklamë

Si pasojë e aksidentit, tre persona kanë mbetur të plagosur dhe janë transportuar menjëherë drejt Spitalit Rajonal Fier, ku po marrin ndihmën mjekësore.

Në vendngjarje ndodhen forcat e policisë dhe grupi hetimor, të cilët po punojnë për të përcaktuar shkaqet e këtij aksidenti.

/vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë