Subscribe

Një person i seksit femër ka mbetur e vdekur nga një aksident rrugor në autostradën Laç-Tiranë.

 

Aksidenti ndodhi në afërsi të Patokut, ndërsa drejtuesi i mjetit është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Trupi i viktimës nuk është identifikuar ende, por dyshohet të jetë përplasur për vdekje teksa ka tentuar të kalojë rrugën.

 

Policia dhe grupi hetimor kanë mbërritur në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e rrethanave.

 

Kurbin / Informacion paraprak

Rreth orës 07:00, në aksin rrugor Tiranë – Lezhë, në vendin e quajtur ” Mbikalimi i Patokut”, Kurbin, në hapësirën ndërmjet trafikndarësve, është gjetur pa shenja jete një shtetase ende e paidentifikuar, e cila dyshohet të jetë aksidentuar nga mjetet në lëvizje në këtë aks rrugor.

Grupi hetimor në vendngjarje, vijon punën hetimore për identifikimin e shtetases se aksidentuar, kapjen e drejtuesit së bashku me mjetin si dhe zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *