Subscribe

Një person ka humbur jetën, ndërsa dy të tjetër kanë mbetur të plagosur si pasojë e një aksidenti në aksin Kukës – Morinë, në vendin e quajtur Ura 6 metershe. Ngjarja ka ndodhur pasditen e së dielës kur një automjet tip Volswagen për shkak të lagështirës ka dalë nga rruga, e për pasoje tre personat që ndodheshin në mjet janë plagosur rende. Ata janë dërguar me urgjencë për në spitalin rajonal të Kukësit, por për shkak të plagëve të marra një 59-vjeçarja ka ndërruar jetë. Ndërkohë mësohet se dy personat e tjerë janë nisur drejt qendrës spitalore të traumës në Tiranë për mjekim më të specializuar. Ndërkohë edhe në autostradën Fushe Kruje-Milot në dalje të qytetit të Fushë Krujës, tre persona kanë mbetur të plagosur pasi makinat tip Audi me të cilin udhëtonin është përplasur me një kamion qe  drejtohej nga një maqedonas. Tre të plagosurit janë dërguar ne Tirane. Burime spitalore bëjnë me dije se ata janë ne gjendje te rende. Ekspertet e policisë kane arritur ne përfundimin se drejtuesi i mjetit tip Audi ishte ne gjendje te dehur dhe udhëtonte me shpejtësi te madhe.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *