Subscribe

Një aksident rrugor ka ndodhur sot në hyrje të qytetit të Kuçovës, në vendin e quajtur “Meteor”.

Një vinç në përpjekje për tu kthyer, i ka prerë rrugën një automjeti tip Golf 6, ku udhëtonin dy vajza.

Si pasojë e aksidentit, është dëmtuar në nofull pasagjerja e makinës, ndërkohë që dy drejtuesit e të dy mjeteve nuk kanë pësuar lëndime.

E dëmtuara është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat, ku po merr mjekim dhe ndodhet jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje kanë shkuar forcat të policisë rrugore,që po kryejnë edhe kqyrjen e vendit të aksidentit,
për të konkluduar në shkaqet dhe dinamikën e tij./vizionplus.,tv.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *