E premte, 6 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 01:35 Në vijim ora 01:35: Te Paekspozuarit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kosova

Aksident në Kosovë, tre të plagosur

 Një aksident i rëndë është regjistruar këtë të martë në Fushë Kosovë.

Zëdhënësja e Policisë për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti tha se në aksident janë përfshirë katër automjete, ku si pasojë janë lënduar tre persona.

 “Sot rreth orës 12:40 kemi pranuar informatën se në rrugën Fushë Kosovë- Prishtinë, ka ndodhur një aksident. Në këtë aksident kanë qenë të përfshira katër automjete. Si pasojë e aksidentit, lëndime kanë pësuar tre persona. Me rastin po merret njësiti i trafikut rrugor”, tha Ahmeti.

Vazhdo të lexosh

Reklamë