Një aksident i rëndë ka ndodhur këtë të shtunë në Kosovë, ku si pasojë kanë humbur jetën tre persona.

 

Ngjarja ka ndodhur në në fshatin Duhël të Suharekës, ku sipas Vesel Gashit, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Prizrenit, në këtë aksident të rëndë është përfshirë një makinë dhe një kamion.

 

Ndërkohë kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj, i cili ka dalë në vendin e ngjarjes, ka njoftuar se në këtë aksident, po ashtu lëndime kanë marrë edhe dy persona.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *