Aksident në Korçë/ Makinat përplasen “kokë më kokë”, plagosen dy persona

Aksident me dy të plagosur në Unazën Veriore të qytetit të Korçës.
Ngjarja ka ndodhur afër lagjes së “Sportit” në një nga kryqëzimet e kësaj lagje. Nga përplasja e mjeteve kanë mbetur të plagosur të dy drejtuesit e mjeteve, të cilët janë dërguar në spitalin e Korçës për ndihmë mjekësore.
Burime të sigurta thanë se mjeti me targa greke ka qenë duke udhëtuar në unazën e këtij qyteti kur është goditur nga mjeti tjetër që lëvizte nga një rrugë dytësore në unazë.
Kjo manovër e gabuar ka sjell dhe përplasjen e tyre duke shkaktuar dhe dy të plagosur.
Unaza Veriore e qytetit më të madh në juglindje të vendit është një nga segmentet më të rrezikshëm me aksidente të shumta, madje dhe më pasojë vdekje.
Shkak i aksidenteve është mungesa e sinjalistikës edhe në rrethana kur unaza ndan në dy anë një nga lagjet periferike të këtij qyteti.
Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.




