E diel, 20 Shtator 2026 Përrallë në Ishull deri në 03:10 Në vijim ora 03:10: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Korçë, makina përplaset me biçikletën

Një aksident me një të plagosur në gjendje të rëndë ka ndodhur mëngjesin e sotëm në aksin nacional Korçë Pogradec.

Në afërsi të fshatit Bulgarec, një mjet tip benz ka përplasur një biçikletë që po lëvizte në rrugë.

Për pasojë drejtuesi i biçikletës është dërguar në spitalin rajonal të Korçës në gjendje të rëndë shëndetsore.

Burimet bëjnë me dije se I aksidentuari, Bedri Dine, rreth 70 vjeç banues në fshatin Biranj, ishte duke udhëtuar në drejtim të Korçës me biçikletë, po ashtu si automjeti.

Reklamë

Dyshohet se ka qënë një manovër e biçikletës për të kaluar nga njëri krah i rrugës tek tjetri duke i ndërprerë sensing e lëvizjes automjetit, i cili edhe për shkak të shikueshmërisë së kufizuar në momentin ku ndodhej në urë nuk ka arritur të evitojë përplasjen.

Nga sa bëhet me dije, drejtuesi i automjetit është shoqëruar në komisariatin e korçës për veprime proceduriale, ndërsa 70 vjeçari Bedri Dine ndodhet nën kujdesin e mjekëve në gjendje të rëndë shëndetsore.

Vazhdo të lexosh

Reklamë