E premte, 2 Tetor 2026 7 PA 5 Live deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Live Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Korçë, e pëson edhe makina e policisë, plagoset një efektive

Dy makina janë përplasur në aksin Korçë-Devoll, në afërsi të fshatit Plasë.

 

Reklamë

Makinat tip “Volkswagen” me targa KO0456B si dhe”BMW” me targa të huaja HBA3137 u përplasën me njera tjetren ndërsa nga përplasja e tyre, është përfshirë në aksident edhe një mjet i Policisë Rrugore i cili ishte i pozicionuar jashtë rrugës.

 

Për pasojë është plagosur lehtë drejtuesi i mjetit tip “Volkswagen”, si edhe ka marrë dëmtime të lehta një punonjëse e Policisë Rrugore, të cilët po marrin ndihmë mjekësore në Spitalin e Korçës, jashtë rrezikut për jetën.

 

Dyshohet paraprakisht se shkak i aksidentit të ketë qenë shkelja e rregullave të qarkullimit nga ana e drejtuesit të mjetit tip “Volkswagen”.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë