Subscribe

Dy aksidente ndodhen në vend, ndërkohë që një person humbi jetën në Korçë dhe një tjetër u plagos rëndë në Tiranë. Një 60 vjeçar humbi jetën në unazën veriore të Korçës. Ngjarje e rëndë ndodhi në aksin Korçë-Dishnicë kur një 38 vjeçar i cili udhëtonte me një mjet tip “benz” ka aksidentuar për vdekje 60-vjeçarin, identiteti i të cilit ende nuk dihet. Mësohet se viktima ka qenë duke lëvizur me biçikletë në të njëjtin kah me benzin dhe në një moment ka tentuar të kalojë në anën tjetër. Si pasojë e përplasjes, viktima është tërhequr zvarrë për dhjetëra metra dhe ka gjetur vdekjen e menjëhershme. Shoferi Edion Gërmjoti është ndaluar nga policia, e cila po punon për zbardhjen e plotë të shkaqeve të aksidenti. Ndërkohe ne nje tjeter aksident, po ne Korçe nje fëmije 7 vjeç ka marre plage te renda. I mituri qe u përplas nga nje makine, e cila e drejtohej nga nje 63 vjeçar ka qene duke kaluar nga njeri krah i rrugës ne tjetrin. Në Tiranë një person u plagos rëndë, pasi automjeti me të cilin udhëtonte doli nga rruga dhe përfundoi në kanal. Aksidenti ndodhi në orën 8 të kësaj të enjteje në rrugën e Rinasit, ku automjeti me të cilin udhëtonte një 40 vjeçare ende e paidentifikuar humbi kontrollin dhe doli nga rruga. Si pasojë mbeti i plagosur babai i saj 60 vjeç, i cili u dërgua në spitalin e traumës. Sipas mjekëve, gjendja e tij paraqitet e rënduar, pasi ka marrë dëmtime në kokë. Policia e cila mbërriti në vendngjarje tha se shkak i aksidentit dyshohet se është bërë shpejtësia dhe humbja e kontrollit të makinës tip Reno.

Leave a Reply

Your email address will not be published.