Kronikë
Aksident në Korçë/ Babai humbet kontrollin e mjetit dhe përplas fëmijën e tij 6 vjeç

Një fëmijë ka mbetur i plagosur si pasojë e një aksidenti në Korçë.
Reklamë
Ka qenë babai i tij i cili ka humbur kontrollin e mjetit dhe ka aksidentuar të miturin, 6 vjeç.
6 vjeçari është dërguar në Spitalin e Korçës dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Korçë/Informacion paraprak
Më datë 30.08.2022, rreth orës 19:30, në lagjen nr. 6, Korçë, shtetasi R. K., duke drejtuar automjetin tip “Opel”, dyshohet se ka humbur kontrollin e mjetit dhe për pasojë ka aksidentuar djalin e tij të mitur 6-vjeçar, i cili aktualisht ndodhet në Spitalin e Korçës nën kujdesin intensiv të mjekëve.
Grupi hetimor po kryen veprimet procedurale dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




