Një aksident automobilistik është shënuar pasditen e sotme në Kamëz.

 

Policia njofton se dy makina janë përplasur me njëra-tjetrën, ndërsa tre të mitur janë nisur për kontroll mjekësor në spital, të cilët nuk kanë shfaqur probleme për jetën.

 

Tiranë/Informacion paraprak

 

Më datë 01.09.2023, në Kamëz, janë përplasur automjeti me drejtuese shtetasen L. L., dhe pasagjerë tre të mitur, me automjetin me drejtues shtetasin G. D.

 

Të miturit janë dërguar në spital për kontroll mjekësor, dhe nuk kanë probleme për jetën. 

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *