Subscribe

Një 22-vjeçar shqiptar i identifikuar si Alensio Serjani, ka aksidentuar për vdekje tre shtetas të huaj në Itali. Aksidenti tragjik ka ndodhur pak kilometra larg Barit. Sipas policisë italiane, shtetasi shqiptar i cili ka qenë në gjendje të dehur, po drejtonte automjetin e tij tip “Fiat Stilo” dhe është përplasur automjetin “Toyota”, ku udhëtonin dy gra dhe një burrë. Një prej viktimave është shtetase ukrainase, ndërsa dy viktimat e tjerë një grua 54 vjeç dhe një burrë 57 vjeç italianë.

 

Mediat e vendit fqinj raportojnë se përplasja e dy automjeteve ka qene shumë e forte, saqe makina ku udhëtonin tre viktimat është përfshirë menjëherë në flakë. Nga inspektimet e policisë, trupat e tyre u gjetën të karbonizuar brenda makinës.

 

I riu i cili ndodhej në makinë së bashku me një shokun e tij gjithashtu shqiptar, u dërguan në spital dhe raportohet se janë jashtë rrezikut për jetën. Ndërkohë autoritetet italiane po vijojnë hetimet për zbardhjen e plotë të aksidentit tragjik.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *