Një aksident me pasojë plagosjen e një turisteje angleze është regjistruar këtë të enjte në Gjirokastër.

 

Aksidenti ka ndodhur në lagjen “Pazari i Vjetër” ku një mjet tip “Honday”, me drejtues shtetasin spanjoll me inicialet C.L, 26 vjeç, ka goditur turisten angleze, shtetasen J.S, 32 vjeçe e cila ishte kalimtare.

 

Sipas policisë, për pasojë shtetasia J.S. është dëmtuar në këmbë ndërsa është transportuar në Spitalin Rajonal të Gjirokastrës për mjekim.

 

Në vendngjarje ka shkuar grupi hetimor dhe po punon për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *