Një person humbi jetën si pasojë e një aksidenti në aksin Fushë Krujë – Tiranë. Ngjarja ndodhi rreth orës 18:00 të së mërkurës kur një makinë tip “fiat” goditi për vdekje një 18 vjeçar. Viktima është Altin Çupi. Sipas policisë, në momentin e aksidentit, i riu po ecte në krah të rrugës. Ai ka humbur jetën menjëherë nga aksidenti. Makina fillimisht e ka përplasur 18-vjeçarin në një bordurë betoni dhe më pas e ka tërhequr për 50 metra. Shoferi Florian Rranja ka humbur kontrollin e makinës, e cila është përmbysur. Për pasojë ai mbeti edhe vetë i plagosur, por jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *