E hënë, 2 Nëntor 2026 Trashëgimtari Halef deri në 19:00 Në vijim ora 19:00: Lajme Ora 19:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/2 përditësuar 57 minuta më parë
Vendi

Aksident në Fushë-Krujë, tre të rinj përfundojnë te Trauma

Tre të rinj kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur paraditen e sotme në aksin rrugor “Tapizë-Fushë Krujë.

Policia bën me dije se automjeti me drejtues shtetasin E. H., rreth 28 vjeç është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin K. D., rreth 19 vjeç.

Si pasojë janë dëmtuar dy drejtuesit e automjeteve dhe pasagjeri në automjetin me drejtues 28-vjeçarin, shtetasi S. H., rreth 30 vjeç, të cilët ndodhen në spitalin e Traumës, nën kujdesin e mjekëve.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë