Aksident në Fier, tre të lënduar

Tre persona kanë mbetur të lënduar si pasojë e një aksidenti të ndodhur në Fier pasditen e sotme.
Policia njofton se rreth orës 18:40, në lagjen “8 Shkurti”, automjeti me drejtues shtetasin F. G., 21 vjeç, banues në Fier, është përplasur me automjetin me drejtues shtetasin M. B., 38 vjeç, banues në Fier.
Gjithashtu janë përfshirë në këtë aksident edhe automjeti me drejtuese shtetasen M. H., si edhe një automjet i parkuar.
Si pasojë e aksidentit është dëmtuar shtetasi F. G, shtetasi M. B., të cilët pasi morën mjekim u larguan nga spitali, si dhe pasagjeri, shtetasi I. B., 68 vjeç, i cili ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.
Grupi hetimor po punon për sqarimin e plotë të rrethanave dhe shkakut të aksidentit./vizionplus.tv




