Një person ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti pasditen e sotme në Fier.

 

Viktima është identifikuar si Bardh Sulaj 67-vjeç dhe ka qenë duke lëvizur në vendin e quajtur ‘kthesa e Pojanit’ me një motoçikletë ndërsa është përplasur nga një automjet tip“Audi”.

 

Nga përplasja, trupi i pajetë i viktimës dhe automjeti kanë përfunduar në kanalin anës rrugës.

 

Nga raportimet mësohet se drejtuesi i ‘Audit’ ka braktisur automjetin dhe është larguar nga vendi i ngjarjes.

 

Fier/Informacion paraprak

Sot rreth orës 19:10, në aksin rrugor Fier-Seman, në fshatin Hoxharë e Vjetër, një automjet tip “Audi” ka përplasur motomjetin me drejtues shtetasin B. S., 67 vjeç, banues në Dërmënas, i cili ka ndërruar jetë.

Po punohet për identifikimin dhe kapjen e drejtuesit të automjetit i cili ka braktisur mjetin dhe është larguar nga vendngjarja.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *