Një aksident ka ndodhur paraditen e sotme në hyrje të Divjakës.

 

Dy automjete janë përplasur teksa një prej tyre ka përfunduar në oborrin e një shtëpie.

 

Automjeti tip “ Golf” pas përplasjes ka shembur murin rrethues të një banese por fatmiresisht nuk ka patur të lënduar.

 

Policia ka mbërritur në vendin e ngjarjes së bashku me grupin hetimor për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti që ka rezultuar me dëme të mëdha materiale.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *