E premte, 25 Shtator 2026 Film TV deri në 06:00 Në vijim ora 06:00: Trazira në Parajsë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Fier, humb jetën këmbësori

Një aksident i rëndë rrugor ndodhi mesditën e kësaj të marte në aksin rrugor Fier-Roskovec. Teksa drejtonte kamionin tip “benz”, Festim Toska, 43 vjeç, banues në Roskovec, aksidentoi 48-vjeçarin Edmond Dine. Ngjarja ndodhi në fshatin Zharrëz ndërsa i aksidentuari u dërgua menjëherë në spitalin e Fierit, por nuk mundi t’i mbijetonte plagëve të marra. Policia e mbërritur në vendngjarje shoqëroi në komisariat 43-vjeçarin Toska, ndërsa dyshohet se shkak i aksidentit u bë shpejtësia,  por edhe prerja e rrugës nga ana e këmbësorit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë