Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm pranë gjimnazit “ Janaq Kilica “ në Fier , ku një automjet tip “ Volswagen” ka përplasur dy këmbësorë  duke u shkaktuar dëmtime të lehta.

 

Bashkëshortët e dëmtuar janë  transportuar menjëherë drejt spitalit rajonal të Fierit ku po marrin ndihmën mjekësore, ndërkohë që policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të zbardhur dinamikën e këtij aksidenti. Ndërkaq drejtuesja e mjetit është shoqëruar në polici.

 

Fier/Informacion paraprak

 

Rreth orës 08:30, në afërsi të vendit të quajtur “Zogu i zi”, Fier, shtetasja D. M., 31 vjeçe, duke drejtuar automjetin tip “Volkswagen”, ka përplasur dy këmbësorë, shtetasit A. G., 44 vjeç dhe M. G., 38 vjeçe, të cilët ndodhen në spital, në kujdesin e mjekëve.

 

Drejtuesja e mjetit është shoqëruar në Komisariat, me të cilën po kryhen veprimet procedurale.

 

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkakut të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *