E enjte, 1 Tetor 2026 Zilia deri në 15:00 Në vijim ora 15:00: Lajme Ora 15:00 dhe Moti Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Katër të plagosur në aksidente rrugore

Një aksident i rende ka ndodhur ne autostradën Rrëshen-Milot pranë  urës me harqe. 4 persona  kane mbetur te plagosur rende nga përplasja e dy makinave, një  benzi me targa te Lezhës dhe nje volsvagen qe drejtohej nga nje banor i Kukësit.

 

Reklamë

Pas goditjes se forte, tre personat qe janë nxjerre nga automjetet janë dërguar ne spitalin e traumës ne Tirane. Ndërsa per te plagosurin  e katërt qe ishte bllokuar ne mjet, është dashur ndërhyrja e forcave zjarrfikëse. Gjendja e 4 te plagosurve është e rende. Dyshohet se shkak i aksidentit është bere nje parakalim i gabuar i njërit prej mjeteve. Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave te aksidentit.

 

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë