Subscribe

 

Një aksident ndodhi mëngjesin e kësaj të hënë në aksin Fier-Patos. Një autobus në të cilin kishte edhe nxënës u përplas kokë më kokë me një Benz.

 

Përplasja ishte aq e fortë saqë autobusi përfundoi duke u përplasur me murin e jashtëm të një banesë aty pranë. Ndërsa Benzi përfundoi i shkatërruar anës rrugës.

 

Fatmirësisht nga aksidenti i cili mund të kishte marrë përmasa tragjike nuk pati të lënduar rëndë, përveç shoferit të Benzit i cili ka marrë lëndime të lehta.

 

Ai është dërguar  në urgjencën e spitalit të Fierit  dhe është jashtë rrezikut për jetën.

 

Paraprakisht,  policia thotë se aksidenti ndodhi kur autobusi ishte duke  dalë nga një rrugë lagjeje dhe është përplasur me automjetin që po udhëtonte nga Fieri në drejtim të Patosit.  /vizionplus.tv

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *