Një aksident me humbje jete është shënuar pak më parë në aksin rruges Elbasan -Peqin në fshatin Pajovë të Elbasanit. Një qytetar është përplasur nga një automjet, teksa ka qenë duke lëvizur me biçikletë.

 

 

Fatkeqësisht, aksidentuari ka ndërruar jetë në vendngjarje.

 

 

Burime bëjnë me dije se shoferi që ka shkaktuar aksidentin ka ndaluar dhe i ka dhënë ndihmën e parë, por ka qenë e pamundur, për t’i shpëtuar jetën.

 

Elbasan/ Informacion paraprak

Më datë 13.12.2022, në aksin rrugor Elbasan-Peqin, në fshatin Pajovë, shtetasi J. Gj., 17 vjeç, banues në fshatin Pajovë, duke drejtuar pa leje drejtimi automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar, biçiklistin, shtetasin B. K., 73 vjeç, banues në fshatin Çengelaj,Peqin, i cili për pasojë ka ndërruar jetë.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *