Një aksident ka ndodhur në Elbasan paraditen e sotme. Si pasojë kanë mbetur të lënduar 4 persona, anëtarë të një familjeje.

Njoftimi i policisë:

Elbasan/Informacion paraprak

Rreth orës 10:00, në aksin rrugor “Elbasan-Peqin”, në fshatin Paulesh, shtetasi E. M. dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e automjetit dhe për pasojë automjeti ka dalë nga rruga.
Si pasojë janë dëmtuar lehtë drejtuesi i këtij automjeti dhe 3 pasagjerë që udhëtonin me të (familjarë të tij).

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit. /vizionplus.tv

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *