E diel, 20 Shtator 2026 Kartonat e Mengjesit deri në 10:00 Në vijim ora 10:00: Zilia Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Elbasan, audi përplas për vdekje 35 vjeçarin me motoçikletë

Në aksin rrugor Elbasan-Cërrik, shtetasi A.Sh., 25 vjeç,  banues në Jagodin, Elbasan, duke drejtuar mjetin tip “Audi”, është përplasur me një motoçikletë me drejtues shtetasin E. D., 35 vjeç, banues në fshatin Shirgjan.

 

Si  pasojë e aksidentit ka ndërruar jetë drejtuesi i motoçikletës, si dhe është plagosur jashtë rrezikut për jetën  shtetasi F.Q, 56 vjeç, i cili ishte pasagjer në motoçikletë.

 

Reklamë

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.

 

Vazhdo të lexosh

Reklamë