Nje aksident rrugor ka ndodhur mëngjesin e sotëm në lagjen 16 të qytetit të Durrësit.

 

 

Një automjet ka dalë nga rruga dhe është përplasur me hyrjen  e një dyqani që ndodhet pranë rrugës Hysen Myshketa në qytetin bregdetar.

 

Burime bëjnë me dije se mjeti drejtohej nga një shtetase e cila duket se ka humbur kontrollin dhe ka përfunduar në butikun e rrobave. Shtetasja ishte pa leje drejtimi.

 

 

Për fat të mirë nga përplasja nuk ka persona të lënduar.

 

 

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave.

 

 

 

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *