E mërkurë, 23 Shtator 2026 Fat i Hidhur deri në 17:20 Në vijim ora 17:20: Përrallë në Ishull Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident në Durrës, makina përplas policin

Një punonjës i qarkullimit rrugor në policinë e Durrësit është aksidentuar mbrëmjen e sotme.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 19:30 pranë Mauzoleumit të Dëshmorëve në lagjen nr.11 të qytetit.

Efektivi Gentian Hoxholli ka qenë në shërbim në kohën që është goditur nga një autoveturë që ecte me shpejtësi.

Efektivi është dërguar me shpejtësi drejt spitalit për të marrë ndihmën mjekësore.

Reklamë

Nga të dhënat e para  mësohet se ai është jashtë rrezikut për jetën.

Ndërsa drejtuesi i makinës që shkaktoi aksidentin, është ndaluar. Bëhet fjalë për një të rri rreth 22 vjeç./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë