E premte, 13 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Durrës, makina përplas 25 vjeçaren

Një 25 vjeçare është plagosur mesditën e kësaj të premtje në Durrës, pasi është përplasur nga një makinë me drejtues shtetasin A.Xh. 28 vjeç.

 

Sipas policisë ngjarja ka ndodhur në lagjen Nr 4 Durrës , në afërsi të Stacionit të Trenit , ku 28 vjeçari banues në Durrës, duke drejtuar automjetin e tij, ka aksidentuar shtetasen këmbësore rreth 25 vjeçe ende e paidentifikuar, e cila ndodhet në Spitalin Rajonal Durrës për ndihmë mjeksore.

 

Ndërkohë uniformat blu të qytetit bregdetar po punojnë për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje.

Vazhdo të lexosh

Reklamë