E premte, 13 Nëntor 2026 Te Paekspozuarit deri në 04:40 Në vijim ora 04:40: Lajmet e Fundit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Durrës/ I riu përplas me makinë 60-vjeçarin

Një aksident është regjistruar këtë të premte në aksin rrugor Xhafzotaj-Fllakë.

Një 22-vjeçar me iniciale D.K., duke drejtuar automjetin tip “Benz”, ka aksidentuar F. B., rreth 60 vjeç, i cili po lëvizte me biçikletë.

I moshuari ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve, raporton Vizion Plus.

Ndërkohë, drejtuesi i mjetit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme.

Vazhdo të lexosh

Reklamë