Një aksident me vdekje është shënuar pasditen e kësaj të mërkurë në aksin rrugor Qerret Durrës.

 

Një automjet me drejtues shtetasin A. D., 37 vjeç, ka humbur kontrollin dhe ka përplasur 3 këmbësore, ende të pa identifikuar.

 

Nga përplasja, ka humbur jetën një shtetase, ndërsa 2 të tjerët ndodhen nën kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

 

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *