E diel, 27 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Divjakë/ 60-vjeçarja që po mbushte ujë përplaset nga makina

Një këmbësore u përplas këtë të diel nga një makinë në rrugën nacionale Pushimi i Shoferit-Divjakë.

 

Mësohet se bëhet fjalë për shtetas Liri Ndoni 60 vjeç, e cila kishte dalë për të mbushur ujë në momentin që u përplas nga një makinë e tipit “Nissan”.

 

E moshuara ndodhet në spital në gjendje të rëndë shëndetësore në Spitalin e Lushnjes. Policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit në komisariat, ndërsa po heton më tej për shkaqet e ngjarjes.

 

Vazhdo të lexosh