E hënë, 9 Nëntor 2026 Trazira në Parajsë deri në 14:00 Në vijim ora 14:00: Dielli i Dimrit Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Breaking 1/3 përditësuar 2 minuta më parë
Video · Kronikë

Aksident në Dimal-Kuçovë, dy të lënduar

Dy persona kanë mbetur të lënduar lehtë si pasojë e një aksidenti të ndodhur ditën e sotme në aksin Dimal-Kuçovë. Mësohet se një makinë tip “Mercedes Benz” është përplasur kokë më kohë me një makinë tip “Nisan.”

Si pasojë mjetet janë shkatërruar plotësisht në pjesën e përparme.

Dy drejtuesit e mjeteve, të cilët kanë mbetur të lënduar kanë marrë ndihmën e parë mjekësore në spitalin e qytetit të Kuçovës, ndërkohë që në vendin e ngjarjes kanë shkuar efektivë të policisë së qarkullimit rrugor.

Policia po kryen këqyrjen e vendit të aksidentit për të përcaktuar dinamikën e saktë. Paraprakisht dyshohet se shkak është bërë një parakalim i gabuar./vizionplus.tv

Më shumë video

Reklamë