E enjte, 24 Shtator 2026 Film TV deri në 23:59 Në vijim ora 00:00: Film TV Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Devoll/ 43-vjeçari përplas për vdekje bashkëfshatarin

Një aksident me pasojë vdekjen e një 72-vjeçari është shënuar pasditen e kësaj të shtune në aksin rrugor Bilisht-Miras.

 

Sipas njoftimit të policisë, shtetasi me iniciale S.H., 43 vjeç ka përplasur me motor bashkëfshatarin e tij, T.S, i cili po kalonte rrugën. Pas përplasjes, 72-vjeçari gjeti vdekjen e menjëhershme.

 

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Bilishtit për veprime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar rrethanat e ngjarjes dhe përcaktuar shkaqet e aksidentit.

Vazhdo të lexosh

Reklamë