Nëntë persona janë plagosur pasi furgoni tip sprinter, me të cilin udhëtoni ka dalë nga rruga. Aksidenti ka ndodhur mëngjesin e se enjtes në aksin kombëtar Bulqizë – Peshkopi në vendin e quajtur “kthesa e Bobajt”. Për shkak të lagështirës, drejtuesi i automjetit Ramadan Kovaçi ka humbur kontrollin dhe ka dalë nga rruga. Nga plagët e marra, tre prej të plagosurve janë dërguar menjëherë në spitalin e Peshkopisë, për të marrë ndihmë mjekësore. Ndërsa gjashtë të tjerët po marrin mjekim në spitalin e Bulqizës, pasi nuk paraqiten me dëmtime të rënda. Mjeku i urgjencës Shahin Kaja thotë se gjendja e të plagosurve është jashtë rrezikut për jetën.

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *