Kronikë
Aksident në Berat, përplasen 3 makina

Një aksident rrugor ka ndodhur rreth orës 04:30 të mëngjesit të së premtes në Berat ku tre makina u përplasën me njëra-tjetrën.
Si pasojë e aksidentit dy persona mbetën të plagosur por jashtë rrezikut për jetën.
Reklamë
Në aksident, sipas policisë, janë përfshirë një mjet tip “Benz” me drejtues shtetasin Xh.H, 23 vjeç, një mjet furgon me drejtues shtetasin D.S, 46 vjeç, dhe një mjet furgon tip “Benz” me drejtues shtetasin F.C, 33 vjeç.
Nga aksidenti mbetën të dëmtuar drejtuesi i “Benzit” Xh.H dhe drejtuesi i njërit prej furgonëve, shtetasi me iniciale D.S.
.
Vazhdo të lexosh
Reklamë




