E premte, 9 Tetor 2026 Fat i Hidhur deri në 16:30 Në vijim ora 16:30: Takohemi N'vizion Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Aksident në Berat, motorri përplas turisten nga Nepali, transportohet drejt Traumës në gjendje të rëndë bashkë me shoferin

Një aksident i rëndë ka ndodhur në qendër të qytetit të Beratit,tek Ura e Varur.

Një motorr,me targa BP 293,duke qarkulluar nga ulliri në drejtim të Urës së Goricës, ka goditur një tursite nga Nepali,që po kalonte nga njëra anë e rrugës në tjetrën,e shoqëruar nga disa turistë të tjerë.

Reklamë

Përplasja ka qënë aq e fortë saqë turistja dhe drejtuesi i motorrit, E.Z,20-vjeç,janë përplasur në asfalt,të plagosur rëndë.

Ata janë transportuar fillimisht drejt Spitalit Rajonal Berat,ku pasi kanë marrë ndihmën e parë mjekësore,janë transportuar drejt Spitalit të Traumës në gjendje të rëndë.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta policie,që po kryejnë kqyrjen e vendngjarjes,për të konkluduar në shkaqet e aksidentit të rëndë./vizionplus.tv

Vazhdo të lexosh

Reklamë